Ermali i bën gruas një urim super të veçantë për ditëlindje
Ermal Fejzullahu i ka uruar ditëlindjen Arianës me një fotografi shumë të bukur ku ajo shihet e rrethuar me katër fëmijët e saj.
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu së fundmi i ka bërë një dedikim të veçantë gruas së tij Arianës, me rastin e ditëlindjes së saj.
Ai ka publikuar një fotografi të Arianës bashkë me fëmijët e tyre në rrjetet sociale, duke e uruar atë dhe duke e falënderuar për 4 fëmijët.
“Urime ditëlindjen zemra jem i bofsh edhe 100 bashkë me krejt të mirat në jetë. Faleminderit që mi ke dhuru 4 yje. Të duam shumë. Babi, Arti, Buna, Era dhe Ana.”, ka shkruar ai përkrah fotografisë së postuar.