U hap në Tiranë ekspozita “Onufri” , i dedikohet shkrimtarit Mitrush Kuteli
Pjesë e kësaj ekspozite të organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe e mbështetur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, janë projektet speciale “Kinema” dhe “Taxi”. Kjo e fundit e merr zanafillën nga projekti zanor i Anri Salës “No Formula One, No Cry – Taxi”).
E frymëzuar nga hiti i Nick Cave and the Bad Seeds “Stranger than Kindness”, ky edicion i kushtohet shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli që njihet si një nga themeluesit e prozës shqipe të shekullit të 20-të, tha drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani gjatë një konference për median.
Kuratori i “Onufrit” Fani Zguro foli për marrëdhëniet konceptuale të projekteve me temën e ekspozitës.
‘’Në këtë ekspozitë, Fani Zguro sjell zhanre nga më të ndyshme, nga vizatimi nga piktura, videoart. Ekspozita është alestuar në katin e tretë të Galerisë. Ky ambient është i përshtatshëm dedikuar artit bashkohor’’, u shpreh Shabani. gka
Në këtë ekspozitë marrin pjesë 33 artistë nga shqipëria dhe nga vende të ndryshme të botës si Hamra Abbas, Klodiana Alia, Luca Bolognesi, Guri Bulovari, Erik Bünger, Kajsa Dahlberg, Nico Dockx, Jakup Ferri, Ulrika Ferm, Regina JoséGalindo, Rädi Martino, Dora Garcia, Manuela Garcia, Yllka Gjollesha, Khaled Hafez, PabloHelguera, DejanKaludjerovic, Ilir Lluka, Edson Luli, ChristopherMilne, HaroonMirza, Museo Aero Solar, Bruno Muzzolini, Ferhat Özgür, Klodian Pasku, Steve Piccolo, Leonard Qylafi, Pipilotti Rist, Damien Roach, KarlIngar Røys, Anri Sala, Tomas Saraceno, Mariette Schiltzand, Bert Theis, Arjan Shehaj, Josephine Turalba, Esmé Valk, Daniëlle Van Ark, Desmond Xhixha, Helidon Xhixha, Shingo Yoshida, Ergin Zaloshnja.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shkurt 2017.