I quajti artistët “Trushpëlarë”, Albërije Hadërgjonaj reagon ashpër ndaj ministres Elisa Spiropali

I quajti artistët “Trushpëlarë”, Albërije Hadërgjonaj reagon ashpër ndaj ministres Elisa Spiropali

Këngëtarja Hadërgjonaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Shqipërisë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Elisa Spiropali dje gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë kishte folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, por ideja e saj dhe etiketimi i disa artistëve si ‘Trushpërlarë’ ka nxitur reagime nga artistët, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka reaguar kundër ministres me një postim në Instagram duke thënë se nuk është për punë tjetër pos të kujdeset për fëmijët e saj.

“Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e ty, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat“, ka shkruar Alëbërija.

Shpërndaje në: