E kritikuan për foton provokuese, Arbenita ua mbyll gojën ndjekësve
Arbenita ua reagoi ndjekësve që e kritikuan për imazhin e fundit.
Arbenita Ismajli është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga fotosesionet që realizon për markat e ndryshme, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo publikoi foto e veshur me ‘bodysuit’ të zi, në të cilin erdhi tejet joshëse, duke treguar fizikun e saj.
Komentet e ndjekësve në këtë imazh të modeles ishin të shumta, e kishte prej tyre që e kritikuan ashpër për paraqitjen.
Kritikat e fansave ishin për faktin që ajo solli foto të tillë në muajin e Ramazanit, disa prej tyre i kërkuan ta fshinte foton.
E pas këtyre fotografive ka reaguar vet Arbenita, e cila thotë se kujtdo që nuk i pëlqen le ta bëjnë ‘unfollow’.
“Kam të bëj me njerëzit më seksistë në Instagram çdo ditë! 50% e tyre janë femra! Rrallë publikoj foto me bikini, por kur e bëj njerëzit ofendohen. Unfollow praaa”, janë fjalët e saj.