Shkencëtarët kinezë zbulojnë antitrupat për virusin Zika
Ky eskperiement është një mundësi e mirë për gjetjen e vaksinës dhe terapisë kundër virusit Zika.
Yan Jinghua, nga Instituti i Mikrobiologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Kinës tha se antitrupat ekskluzivisht përdoren për virusin Zika dhe shfaqin një mundësi të madhe të shërimit nga mikrocefaliti i shkaktuar virusi.
“Është e vështirë gjetja e një ilaçi specifik për trajtimin e viruseve, kryesisht të virusit Zika. Megjithatë ky antitrup ka rezultat të lartë ndaj virusit. Pasi u infektuan kaviet me virusin Zika ne i trajtuam me terapinë antitrup. Virusi u zhduk tërësisht”, tha Yan.
Shkencëtarët izoluan qelizat imune B nga gjaku i pacientit të infektuar, i kthyer nga Venezuela në Kinë, i cili u shërua më pas dhe gjeneroi 13 antitrupa, bllokues të virusit. Dy nga antitrupat, të njohur si Z23 dhe Z 3L1 eliminuan virusin Zika, në kushte laboratorike.
Analiza strukturore tregon se dy antitrupat bllokojnë infeksionin, nëpërmjet të ashtuquajturit “proteina zarf,i njohur për lehtësimin e hyrjes së virusit në qeliza.
Sipas shkencëtarëve nevojiten vetëm dy ditë për të izoluar antitrupat, dhe më shumë se dhjetë ditë për të verifikuar funksionet e tyre. Një muaj është i mjaftueshëm për të gjithë procesin. Ky studim u publikua online në revistën shkencore amerikane Science Translational Medicine.