Zbulohet misteri pse iu errësua lëkura disa mjekëve kinezë të infektuar me koronavirus

Zbulohet misteri pse iu errësua lëkura disa mjekëve kinezë të infektuar me koronavirus

Një mjek kinez Dr Yi Fan, 42 vjeç, i cili u infektua nga koronavirusi në muajin janar në Wuhan, gjatë kohës kur po kuroheshe në spital, lëkura e tij u errësua në mënyrë dramatike.

Edhe kolegu i tij Hu Weifeng, 42 vjeç, pësoi të njëjtin efekt anësor.

Të dy mjekët u infektuan me Covid-19 gjatë trajtimit të pacientëve në Spitalin Qendror Wuhan dhe panë ndryshimin në pigmentin e lëkurës.

Ndryshimi u shkaktua nga një antibiotik që iu dha mjekëve, tha një zëdhënës i Spitalit.

Tani lëkura e Dr Yi po fillon të kthehet në normale pasi u largua nga spitali.

“Kur fitova vetëdijen për herë të parë, pashë gjendjen time dhe u ndjeva i frikësuar. Kam pasur shpesh makthe”, është shprehur Dr Yi.

Dr Hu, i cili ishte në gjendje më të keqe, ndodhet ende në spital.

Shpërndaje në: