Projekti i fundjavës: Bëje vetë scrub-in e fytyrës me sheqer
Secili prej nesh kërkon një scrub që të funksionojë. Ai e mban fytyrën të shëndetshme dhe të hidratuar dhe është veçanërisht i këshillueshëm gjatë verës kur je jashtë apo brenda shumë shpesh dhe nën ndikimin e rrezeve të diellit të pranverës.
Para se të përpiqesh të gjesh një scrub në dyqanet me produkte kozmetike, pse nuk përpiqesh ta bësh vetë? Është më e lehtë se sa mendon, sepse edhe formula është shumë e thjeshtë. Plus kësaj, mjaftojnë vetëm disa minuta para se të bësh dush dhe lëkura do të të shkëlqejë.
Çfarë të duhet
4 lugë sheqer pluhur dhe vaj kokosi, 1 lugë gjelle.
Pasi t’i përziesh të dy përbërësit me njëri-tjetrin, fillo aplikoje në fytyrë duke bërë masazh me mollëzat e gishtave. Sheqeri shërben për të pastruar dhe për të eliminuar lëkurën e vdekur, ndërsa vaji i kokosit për rigjenerim dhe shkëlqim. Kristalet e vogla të sheqerit shërbejnë që lëkura të mos ashpërsohet.