Merr fund romanca mes vajzave!
Besojeni ose jo, por Ashley Benson dhe Cara Delevingne janë ndarë. Edhe pse pak javë më parë, i shihnit bashkë teksa bënin video në Tik Tok, burime pranë People kanë bërë me dije se dyshja i ka dhënë fund romancës!
“Cara dhe Ashley kanë patur gjithnjë problemet e tyre, por tani ka marrë fund plotësisht. Lidhja thjesht nuk shkoi siç duhet.”
Mesa duket, gjërat mes tyre kanë marrë fund që në prill, por specifikisht arsyet nuk dihen ende.
Ylli i “Pretty Little Liars” dhe Delevingne e bënë publike marrëdhënien e tyre verën e 2019-ës përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku putheshin gjithë pasion.