Rikthehen në modë! Kapelet e peshkatarëve janë gjithçka që ju duhet për t’u dukur trendy
Kapelet në formë kove patën një rikthim të papritur në modë. Kapelet që dikur përdoreshin nga peshkatarët për t’u mbrojtur nga dielli dhe në vitet ’90 nga gjithkush, tani janë aksesori më trendy i momentit. Modelet, influenceret dhe VIP-a të shumtë e kthyen këtë aksesor në një “must” për veshjen e tyre gjatë sfilatave në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris.
Nëse s’jeni të sigurta për këtë trend, hidhni një sy ç’po ndodh në botë.
Ky version i Prada-s është kthyer në të preferuarin e të gjitha fashionisteve.
Edhe marka të tjera, si Eric Javits, janë “in” gjithashtu.
Mund ta gjeni në çdo material.
A nuk duket shumë trendy Bella Hadid me këtë kapele?
Matchy-matchy me shoqen.
Përfundimisht ky është sezoni i këtyre kapeleve!
Cosmopolitan