E kuptuam nga karantina, kjo është veshja më e rehatshme e verës
Gjatë kësaj kohe izolimi, ju mund t’i keni parë të gjithë t’i veshin, madje edhe mamatë në shtëpi e kanë kuptuar se është veshja më e rehatshme e mundshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë; veshja më e rehatshme e momentit dhe, mbi të gjitha, shumë komode për në shtëpi.
Tani që temperaturat kanë filluar të rriten, ne duam të ndihemi më mirë jo vetëm në shtëpi, por edhe sapo të fillojmë të dalim. Plus, duam edhe të mos djersijmë gjatë pikut dhe temperaturave më të larta.
Cila është alternativa më e mirë? Natyrisht, asgjë më shumë se këto pantallona që njihen edhe si “Biker Shorts”. S’ka shumë nevojë që të kërkoni nëpër dollapë, mafton një bluzë oversize dhe gjithçka është e zgjidhur.
Mundësitë janë të pafundme kur bëhet fjalë për t’i kombinuar këto pantallona. Që nga xhaketa e gjatë dhe klasike, tipike për në zyrë, deri edhe te variantet më sportive.
Me variantet e viteve ‘90 e me kombinime të reja më moderne, mund të testoni veshjen më IN të kësaj vere, për t’u ndier gjithmonë rehat.