Bark i sheshtë dhe krahë të tonifikuar në shtëpi, me një peshqir për vetëm një minutë

Bark i sheshtë dhe krahë të tonifikuar në shtëpi, me një peshqir për vetëm një minutë

Megjithë dëshirën për një trup të mirë, ky është privilegj i atyre që e kanë të trashëguar dhe atyre që harxhojnë shumë orë në palestër, por ka një metodë të thjeshtë për djegien e dhjamit në belin tuaj, duke bërë një ushtrim në shtëpi me një peshqir për vetëm 14 ditë.

Ja çfarë duhet të bëni

Ngrihuni dhe qëndroni drejt me këmbë të hapura. Kapni dy skajet e një peshqiri të mbështjellë dhe shtrijeni atë vertikalisht para jush. Pa e humbur qëndrimin dhe pa e reduktuar shtrëngimin e peshqirit, lëvizni krahët e shtrirë në të djathtë, pastaj lart duke përshkruar një gjysmërreth mbi kokën tuaj. Më pas lëvizni krahët, ende duke e mbajtur peshqirin, drejt në anën e majtë të trupit tuaj.

Pasi keni ndryshuar pozicionin e krahëve(shihni fotot për udhëzim), kthejeni lëvizjen në një tjetër gjysmërreth në anën e kundërt.

Lëvizjet e krahëve duhet të krijojnë një figurë të numrit tetë. Por mbajeni në mend: duhet të siguroheni që këmbët tuaja të lëvizin sa më pak që të jetë e mundur.

Ndoshta nuk e kuptuat…Kështu duket ushtrimi gjatë praktikimit.

Ky ushtrim duhet të kryhet për një minutë, dy deri në katër herë në ditë. I aktivizon muskujt e barkut dhe gjithashtu forcon muskujt e krahëve. Rezultatet do të jenë më të dukshme pak para se të filloni javën e dytë.

Shpërndaje në: