Hailey rrëfen si e kaloi periudhën e vështirë të ndarjes nga Justin. Mbani shënime

Hailey rrëfen si e kaloi periudhën e vështirë të ndarjes nga Justin. Mbani shënime

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin tanimë janë lumturisht të martuar, por para se të vendosnin të ndanin jetën bashkë, ata kanë pasur një histori të mbushur me ulje-ngritje dhe ndarje. Këto ditë në karantinë, çifti i famshëm është hapur me fansat dhe ka zbuluar gjëra që nuk i kemi ditur rreth lidhjes së tyre. Në Facebook Watch, Justin dhe Hailey treguan për fansat si ia dolën t’i kalonin vështirësitë në lidhjen e tyre dhe te ribashkoheshin pas dy vitesh, pasi ishin ndarë jo mirë.

Ishte Justin ai që e pyeti i pari bashkëshorten e tij, “Si e rifitove besimin tek unë?”

“Një gjë me të vërtetë e rëndësishme është se që nga koha që u ndamë – dhe jo mirë – unë qëndrova vetëm. Nuk provova të filloja një marrëdhënie tjetër apo të bëja diçka të tillë. Bëra gjëra të tjera për të shpërqendruar veten ose të harroja. Flisja ose dilja me njerëz, por nuk kërkova për dikë që të zinte vendin tënd apo të filloja një marrëdhënie tjetër për të mbushur zbrazëtinë. Unë e lashë veten të ndieja emocionet që duhet të ndjeja… Është e vështirë të ndjesh se ke humbur dikë që e ke dashur shumë”, -ishte përgjigjja e sinqertë e Hailey-t.

Hailey shtoi se kjo ndarje ishte gjëja më e mirë që mund t’u ndodhte, pasi kur u rikthyen ajo e dinte që donte të ishin bashkë. Ndërsa sipas Justin-it, të dy kishin bërë gabime dhe kishin shumë gjëra që duhet t’i falnin njëri-tjetrit.

Shpërndaje në: