Josip Broz Tito, antishqiptari i sofistikuar
Spartak Topollaj
Edhe pse kanë kaluar gati 40 vjet nga jeta e tij, është e çuditshme, madje e papranueshme, që ende sot e kësaj dite shumë shqiptarë, këtej dhe andej kufirit, apo në diasporë, të kenë iluzione për Titon, këtë antishqiptar të përbetuar, konsekuent dhe të sofistikuar, i cili djallëzisht, herë haptas dhe herë fshehurazi, së bashku me anturazhin e ngushtë të tij, e luajti kartën shqiptare në lojën dhe luftën politike mes qarqeve sunduese nacionaliste dhe shovene të Federatës Jugosllave (ku shquanin ato serbe), vetëm në favor të pushtetit jetëgjatë e absolut personal të tij. Dhe është pikërisht për këtë, qëllimi i këtij shkrimi, i cili synon të sqarojë disa të vërteta të mëdha, që pluhuri i kohës, apo edhe më keq akoma, ato të arkivave t’i kenë fshehur dhe zhdukur sa mundën. Dhe e gjitha kjo, jo edhe pa ndihmën e duarve të gjata e të zeza që lëvizin tinëz në bodrumet e errëta të tyre, sa në Beograd, aq dhe në Moskë!
JOSIF BROZ TITO, JETA DHE ENIGMAT E NJË PERSONALITETI APOKALIPTIK
Josip Broz ishte fëmija i shtatë nga pesëmbëdhjetë gjithsej i një nëne sllovene dhe babai kroat, që u lind në Kumrovec të Kroacisë, të shtunën e 7 majit 1892. Ai vdiq ne Ljubljanë të dielën e 4 majit të 1980-ës, tri ditë përpara se të mbushte 88 vjeç. Pa mëdyshje, për të mund të thuhet se ai udhëhoqi gjatë 43 viteve PKJ (më pas LKJ)