Këngëtari Muhamet Sejdiu: Dasmat varen nga diaspora, rrogat e arsimtarëve nuk i përballojnë çmimet tona

Këngëtari Muhamet Sejdiu: Dasmat varen nga diaspora, rrogat e arsimtarëve nuk i përballojnë çmimet tona

Këngëtari Muhamet Sejdiu ka qenë ndër të prekurit e parë me coronavirus në Kosovë.

Ai sot është i shëruar dhe ka dhënë mendimin e tij në lidhje me masat qeveritare që pritet të prekin edhe estradën muzikore.

Sejdiu në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se është optimist se dasmat do të mbahen dhe se me protesta këngëtarët nuk mund të bëjnë asgjë.

“Labi ka të drejtë mirëpo sa i përket dasmave gjithçka do të varet prej mërgimtarëve. Nëse lirohen linjat ajrore dhe vijnë mërgimtarët dasmat do të mbahen. Në të kundërtën do të kemi shumë të vështirë pasi çmimet që i kemi ne, rrogat e arsimtarëve nuk i përballojnë”.

Këngëtari ka thënë se ai për fat të mirë pjesën dërrmuese të dasmave i ka të prenotuara nga mërgimtarët e Zvicrës, Gjermanisë, Norvegjisë e Suedisë.

Shpërndaje në: