Kolonat ngarkojnë rrugët e kryeqytetit, Aida Doçi thotë se e ka marr malli për këtë pamje
Sot është futur në zbatim vendimi i lehtësimit të masave.
Sot ka filluar faza e parë e lehtësimit të masave të vëna nga Ministria e Shëndetësisë muajin e kaluar për të parandaluar përhapjen e COVID-19, shkruan lajmi.net.
Gjatë ditës është vërejtur një fluks i madh i njerëzve që kishin dalë për punë dhe disa edhe për shëtitje nëpër rrugët e qytetit.
Minuta më parë këngëtarja Aida Doçi kishte publikuar një fotografi ku shiheshin kolona të krijuara nga qarkullimi i automjeteve, dhe ajo thotë se kishte mall për këtë pamje.
“Që më merr malli me pa kolonë me sy kur nuk kisha besu”, shkruan këngëtarja.