Vajza do mbushte 14 vjeç, gruaja e Bryant përlotë me dedikimin prekës
Janari i këtij viti do të mbahet mend nga të gjithë ne, kjo pasi ikona e basketbollit Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij ndërruan jetë pas një aksidenti me helikopter.
Edhe pse janë bërë pesë muaj nga vdekja e tyre, familjarët e tyre dhe shumë adhurues në të gjithë botën ende vazhdojnë me dedikime të përzemërta për ta.
Po të ishte gjallë Gianna Bryant do të festonte 14 vjetorin e lindjes. Nëpërmjet rrjetit social Instagram nëna e saj Vanessa i ka bërë një urim prekës dhe shumë emocional.
“Urime ditëlindjen e 14-të për vogëlushen time të ëmbël, Gianna. Mami të do më shumë sesa mund të ta tregoj ndonjëherë. Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon shumë çdo ditë. Do të dëshiroja të zgjohesha dhe të të kisha pranë. Më mungon buzëqeshja jote, përqafimet tua dhe të qeshurat pafund. Më mungon gjithçka rreth teje, Gigi. Të dua shumë!”, ka shkruar Vanessa.
Kujtojmë se Gianna ishte më e njohur për publikun, pasi kishte trashëguar nga babai i saj dashurinë dhe talentin për basketbollin.