Shyhrete Behluli përlotet për nënën: Sa keq që nuk po muj me ardh me të përqafu
Këngëtarja e dashur e muzikës popullore Shyrhete Behluli po vazhdon të konsiderohet si më e mira e zhanrit të saj.
Muzika që sjellë tash e 4 dekada ka gjetë përherë pëlqim tek dëgjuesit e fansat e saj, shkruan “Kosovarja”.
Ajo është e martuar, nënë e katër fëmijëve madje edhe është bërë gjyshe.
Sot ndryshe nga ditët tjera, Shyhretja e ka filluar pak më ndryshe. Personi më i veçantë në jetën e saj, nëna e saj feston ditëlindjen ndaj dhe nuk kanë munguar fjalët e kuptimplote të këngëtares për zonjën e saj të bukur.
E meqë ndodhemi në karantinë edhe urimi i saj ishte ndryshe dhe shumë emocionuese.
“NANE, urime ditelindjen loqka jem, e qe nuk po muj me ardh me t perqafu si perhere , po uroj qe te festojm gjithmone bashke?❤️”, ka shkruan këngëtarja.