Pse nuk duhet t’i lejoni fëmijët të ulen në këtë pozicion
Ekspertët dolën në përfundimin se ky qëndrim ishte i keq për fëmijët.
Sipas shumicës dërrmuese të terapistëve fizike, ka disa arsye kryesore pse ky qëndrim nuk duhet lejuar tek fëmijët;
1.Ky qëndrim limiton një bazë më të gjerë të mbështetjes, për shkak se ata nuk angazhojnë muskujt e barkut ose muskujt mbrapa në këtë pozicion. Por, qëndrimi i tillë shkakton ngushtësi të muskujve, sidomos në këmbë por edhe në gjunjë dhe në kofshë.
2.Qëndrimi “W” përkeqëson problemet neurologjike të tilla si, ton të ulët të muskujve, që do të thotë kur fëmijët nuk përdorin në mënyrë aktive muskujt e tyre, muskujt janë të butë dhe do të kenë vështirësi në mbajtjen e trupit drejt.
3.Shumica e terapistëve janë dakord se qëndrimi i zgjatur në pozicionin “W” gjatë fëmijërisë mund të çojë në një zhvillim të vonuar në aftësitë si koordinim dhe ekuilibër
Rekomandimi se çfarë mund të bëhet është disi alarmant. Për të ndaluar menjëherë që ta bëjnë këtë – sa herë që ju të shihni fëmijën tuaj në pozicionin “W”, duhet t’i lëvizni këmbët e tyre në një pozitë të përshtatshme (nëse ata janë shumë të vegjël për të kuptuar) ose tregoni atyre që ta bëjnë vetë këtë.
Mirëpo ja vlen të theksohet se ky nuk është shkaku i vetëm, por ajo që dihet është se fëmijët të cilët ulen në formë “W” shpesh kanë probleme ortopedike dhe ngushtësi të muskujve./