Mihrije Braha shton peshë gjatë karantinës, thotë se është bërë si Kim Kardashian
Periudha e gjatë e izolimit ka ndikuar te shumë fytyra publike që të shtojnë në peshë.
Mihrije Braha është njëra ndër ta e cila gjatë kësaj periudhe ka shtuar në peshë gjashtë kilogramë. Këngëtarja ka thënë në emisionin Reload në RTV Dukagjini se pesha që e ka shtuar ia ka dhënë pamjen si të Kim Kardashian.
“Jam bërë si Kim Kardashian. Kam shtuar rreth gjashtë kilogramë. Unë po e qes një hap, trupi po i bën dy hapa”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Braha thotë se nuk preferon daljen në qytet, pasi po i duket trishtim dalja në sheshet e boshatisura.
“Po e shijoj në këtë kohë edhe gatimin, shtëpinë. Kam filluar edhe këndet e banesës t’i shoh më shpesh”, ka deklaruar ajo.
Këngëtarja tregon se në një periudhë prej 14 ditësh ka qëndruar në vetizolim pasi është kthyer nga SHBA në kohën e pandemisë.