Roberti zbulon planet për një martesë të dytë

Roberti zbulon planet për një martesë të dytë

Në gusht të vitit të kaluar Roberti dhe Nora ndanë rrugët.

Në muajin gusht të vitit të kaluar Robert Berisha njoftoi publikisht ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi.

Me të cilën ende ruajnë raporte shoqërore por jo më shumë, këngëtari së fundmi dha një intervistë për revistën ‘Story’ ku tregoi nëse ka në plan një martesë të dytë.

Përkundër faktit se emri i tij është lidhur shumë me modelen Xhesika Kadiu, ai thotë qartë se nuk ka në plan një martesë të dytë.

“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmend të bëhem sërish. Nëse nuk do të kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë”, ka treguar Roberti.

Shpërndaje në: