Pastroni mushkëritë për 3 ditë me këtë përbërje

Pastroni mushkëritë për 3 ditë me këtë përbërje

Kjo recetë është e përshtatshme për të gjithë, sidomos për duhanpirësit, për të pastruar mushkëritë nga nikotina dhe katrani.

Dy ditë para se të konsumoni recetën, mos i përdorni produktet dhe nënproduktet e qumështit, sepse ato mund të ngadalësojnë procesin e detoksifikimit. Ditën e parë, pini një filxhan çaji para se të flini.

Filloni pirjen e këtyre pijeve tre ditët e ardhshme:

Në mëngjes, para se të hani vaktin, pini lëngun e dy limonëve të shtrydhur në rreth 90 ml ujë.

Midis mëngjesit dhe drekës, pini edhe 90 ml lëng karote. Ajo ndihmon në pastrimin e gjakut.

Gjatë drekës, pini 120 ml lëng me shumë kalium: panxhar, domate, majdanoz, fiq ose bajame (të kombinuara sipas shijes tuaj).

Gjatë ditës, pini 90 ml lëng grejpfrut ose ananas.

Grejpfruti dhe ananasi janë të pasur me antioksidantë dhe mund të ndihmojnë me detoksifikimin. Para se të flini, pini 120 ml lëng boronice, e cila ndihmon trupin të përballojë bakteret që sulmojnë organet e mushkërive.

Përveç antioksidantëve, që janë shumë të rëndësishme për të ushqyer trupin, duhet të bëni një dush të ngrohtë çdo ditë për 20 minuta në mënyrë që të lironi toksinat nëpërmjet djersitjes së lëkurës. Nëse ju mund të përballoni një sauna – përfitimi do të jetë më i madh.

Gjithashtu, para se të flini është e nevojshme të vendosni 5 – 10 pika eukalipti në një tas me ujë të nxehtë, dhe të bëni avull.

Përsëriteni këtë procedurë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Ju do të ndiheni shumë më mirë, do të merrni frymë më lehtë. Procedura duhet të përsëritet çdo muaj, ose të paktën një herë në tre muaj.

Shpërndaje në: