Një ecje kthehet në stërvitje me këtë hile të Jessica Alba

Një ecje kthehet në stërvitje me këtë hile të Jessica Alba

Ngrini duart lart nëse njihni të paktën një person që përpiqet të ushtrohet në shtëpi.

Së fundi, kemi parë me dhjetëra këshilla për të bërë më efektive ushtrimet që sajojmë në kushte karantine. Mund të përdorni shishe vere ose sende të tjera të rënda në vend të peshave ose mund të rëndoni kyçet kur vendosni të ecni pak.

Së fundi, Jessica Alba u fotografua teksa ecte nëpër Los Angeles dhe në kyçe viheshin re shiritat me peshë. Të njëjtën gjë bën edhe Selena Gomez.

Një ecje kthehet në stërvitje me këtë hile të

Nëse mendoni se një peshë një kilogramëshe në kyçe nuk ka ndonjëfarë ndikimi, e keni gabim. Peshat e kyçeve nuk duhen nënvlerësuar. Kjo vegël shënjestron muskuj që dobësohen lehtësisht, si glutet, dhe tonifikojnë gjithë këmbën.

Gjithashtu, nëse përdoren vetëm gjatë ecjeve, ruajnë intensitetin e kockave.

Nëse nuk blini dot pesha për kyçet, mund t’i bëni vetë. Peshoni dy kilogramë fasule dhe ndajini në dy pjesë të barabarta. Mbushni qendrën e një çorapeje të gjatë me masën dhe lidheni çorapen rreth kyçit. Voila.

Shpërndaje në: