Aplikacionet që tregojnë nëse ke qenë afër një personi me koronavirus: Sa funksionojnë?

Aplikacionet që tregojnë nëse ke qenë afër një personi me koronavirus: Sa funksionojnë?

Çfarë janë aplikacionet e gjurmimit të kontakteve?

Aplikacionet për gjurmimin e kontakteve përpiqen të regjistrojnë të gjitha herët kur një individ ka qëndruar afër dikujt tjetër për një periudhë të konsiderueshme kohe. Nëse një përdorues rezulton pozitiv ndaj Covid-19 dhe e regjistron këtë fakt, aplikacioni njofton përdoruesit e tjerë.

 

 

Cilat shtete kanë nisur përdorimin e këtyre aplikacioneve?

Muajin e kaluar, Singapore publikoi aplikacionin TraceTogether që përdor sinjalet e Bluetooth për të regjistruar njerëzit dhe kontaktet e tyre. Disa vende të tjera, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Izraelin po përdorin praktika të ngjashme. Në këto vende, përdoret gjurmimi i vendodhjeve të njerëzve (GPS). Qasja për të përdorur Bluetooth po përdoret në disa vende të Europës, si Francë, Amerikën Latine, Australi dhe vende të Azisë.

Cilat janë problemet e shfaqura?

Kritikët paralajmërojnë që të dhënat e këtyre sistemeve janë të pasakta, sepse disa telefona regjistrojnë sinjalet e Bluetooth pa qenë në gjendje të përcaktojnë distancën. Pra, do të regjistrohen edhe kontaktet që kanë qenë më shumë se 2 m larg.

Ku qëndron problemi me privatësinë?

Në pjesën më të madhe, qeveritë kanë premtuar se të dhënat e përdoruesve do të mbeten anonime dhe do të kufizohet përdorimi i informacionit. Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që informacionet të nxirren aksidentalisht ose me qëllim dhe të përdoren për arsye që nuk kanë lidhje me Covid-19.

Deri në këto momente, të dhënat nga këto aplikacione janë modeste megjithëse nisma për të krijuar platforma ku përdoruesit regjistrojnë të dhënat e tyre në lidhje me Covid-19, ose të tjera sëmundje infektive, duket premtuese.

Shpërndaje në: