Reagim skandaloz nga gazeta serbe: Përfaqësuesja e ‘të ashtuquajturës’ Kosovë po vjedh lojtarë
Përfaqësuesja e Kosovës mund të përforcohet me disa futbollistë para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve, teksa data ende nuk dihet për shkak të koronavirusit.
Së fundmi, ‘Blick’ ka raportuar se Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur interesim t’i bëjë ftesë Orges Bunjakut. 18-vjeçari përfaqëson grupmoshat U-19 të Zvicrës, si dhe luan te Bazeli, teksa konsiderohet talent premtues.
Lidhur me këtë kanë reaguar edhe mediat në Serbi, ku ‘Mondo.rs’ në mes të tjerash shkruan se kjo ka shkaktuar një ‘stuhi’ në shtetin helvetik.
“Përfaqësuesja e ashtuquajtur e Kosovës ‘vodhi’ shumë futbollist nga Kombëtaret tjera, kur iu dha leja nga UEFA dhe FIFA”, ka shkruar fillimisht portali serb.
“Shqipëria dhe Zvicra ishin Kombëtaret që humbën më së shumti, dhe më së shumti kishte pakënaqësi te shteti helvetik, sidomos te rastet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës”, shkruan më tej ‘Mondo.rs’.
“Tani, sipas ‘Blick’, Kosova dëshirone edhe njërin prej futbollistëve më të talentuar të Zvicrës, Orges Bunjaku”, thuhet më tej.