Pas studimit që thoshte se duhani parandalon Koronavirusin, francezët testojnë nikotinën te pacientët

Pas studimit që thoshte se duhani parandalon Koronavirusin, francezët testojnë nikotinën te pacientët

Studiuesit francezë po planifikojnë që të testojnë copëra nikotine te pacientët me koronavirus dhe te punëtorët shëndetësorë që kanë kontakt me ta pasi një studim doli me gjetjet se duhanpirësit mund të jenë më pak në rrezik për t’u infektuar me koronavirus.

Studimi i një spitali të njohur në Paris sygjeronte se një substancë duhani – me shumë mundësi nikotina – po ndalonte pacientët që tymosnin duhan nga infektimi me Covid-19.

Testimet klinike për nikotinë po presin për aprovimin e autoriteteve shëndetësore të këtij vendi, shkruan The Guardian, përcjell Perisokpi.

Sidoqoftë, hulumtuesit insistuan që nuk po inkurajonin qytetarët që të fillonin e të tymosnin duhan, një veprim që njihet se mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore dhe që vret rreth 50 për qind të atyre që e bëjnë një gjë të tillë.

Ndërsa nikotina mund të mbrojë ata nga virusi, duhanpirësit që infektohen me koronavirus më së shpeshi zhvillojnë simptoma më serioze për shkak të efekteve toksike të duhanit në mushkëri, thonë ata.

Një ekip nga spitali Pitie-Salpetriere mori në pyetje 480 pacientë që ishin testuar pozitivisht me virusin, 350 prej të cilëve u ndalën në spital ndërkohë që pjesa tjetër me simptoma më pak serioze ishin lejuar të shkonin në shtëpi.

Aty u zbulua se nga të pranuarit në spital, mosha mesatare e të cilëve ishte 65 vjeç, vetëm 4,4% ishin duhanpirës të rregullt. Mes atyre që u lejuan të shkonin në shtëpi, doli se mosha mesatare ishte 44, dhe vetëm 5,3 për qind ishin duhanxhij.

Marrë parasysh edhe moshën dhe seksin e pacientëve, hulumtuesit zbuluan se numri i duhanpirësve ishte shumë më i ulët se ai i numrit të popullatës së përgjithëshme që llogaritet se pi duhan.

Një neurobiolog i njohur francez me emrin Jean-Pierre Changeux, që e mbikëqyri studimin, tha se nikotina mund të ndalonte virusin nga arritja e qelizave në trup, duke parandaluar kështu shpërndarjen e tij. /Periskopi

Shpërndaje në: