A e keni ditur? Kafshimi i maces çon në depresion
A e keni ditur që pa marrë parasysh gjithë dashurinë të cilën e ndieni ndaj maceve dhe qenve, shoqërimi me ta mund të dalë nga kontrolli dhe ata t’ju kafshojnë
Natyrisht, kjo mund të ndodhë edhe me macet edhe qentë e panjohur.
A e keni ditur që adhuruesit e maceve kanë pesë herë rrezik më të lartë që të sëmuren nga depresioni nëse ato i kafshojnë?
Me atë rast femrat rrezikohen dyfish nga pasojat e kafshimit se sa meshkujt, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e Universitetit të Miçiganit madje te 40 për qind e personave të cilët i ka kafshuar macja, kanë konstatuar praninë e disa formave të depresionit.
Situata është e ngjashme në rastin e kafshimit të qenit.
Macet janë më ‘të pista’, të gjitha kafshët kanë baktere në pjesën e gojës, por është mënyra se si ato kafshojnë që përcakton rrezikshmërinë e secilës.
Kafshimi nga qentë lë shenja shumë të dukshme, pasi plaga është më e madhe, por macet shkaktojnë plagë më të thella duke i futur bakteret shumë thellë në trupin tonë.
Hulumtimi ka konstatuar që me depresionin janë ballafaquar personat të cilët para incidentit me kafshët nuk kanë treguar kurrfarë shenjash të sëmundjes psikike.