Luana kalon ditët e izolimit duke marrë rreze dielli
Moderatorja e shndërruar në këngëtare, Luana Vjollca, së fundmi ka ndarë edhe një imazh të njëjtë sikurse e ka bërë jo më pak se dy ditë më parë.
Në fotografi, ajo shihet e ulur në një karrige teksa shijon rrezet e diellit e veshur me plot stil. Në pjesën e sipërme ka të veshur një bluzë pa krahë të thjeshtë, ndërsa në kombinimin e saj ka zgjedhur të duket relaksuese dhe sportive.
Që të dyja imazhet e publikuara këto ditë kanë marrë komente pozitive, duke lënë shkrime për dukjen dhe linjat e saj trupore.