Aktorja e ‘La casa de papel’ shërohet nga koronavirusi, hedh akuza ndaj qeverisë spanjolle

Aktorja e ‘La casa de papel’ shërohet nga koronavirusi, hedh akuza ndaj qeverisë spanjolle

Itziar Ituño, ‘Lisbona’ e famshme e “La Casa di Carta” është shëruar plotësisht nga koronavirusi. Në muajin mars aktorja spanjolle me anë në të njoftimi në Instagram lajmëroi se ishte prekur nga koronavirus dhe qëndronte në shtëpi pa qenë nevoja të shtrohej në spital.

Tashmë që gjithçka ka kaluar aktorja ka treguar vuajtjet e saj në luftën me COVID-19 në një intervistë në radio, duke thënën se sot është shumë mirë dhe gjithçka ka kaluar.

Simptomat e para së sëmundjes aktorja i kishte pasur gjatë xhirimeve të serialit, ‘Alardea’ në Spanjë. Rreth 1 muaj më pas aktorja ka treguar për ‘Radio Ciudad’ se u infektua me koronavirusi në një formë të lehtë. Ajo gjithashtu kritikoi menaxhimin e emergjencës nga qeveria spanjolle.

“Kam kaluar një periudhë të keqe dhe partneri im ka qëndruar 8 ditë në spital. Nuk është vetëm një grip i thjeshtë, ka simptoma të rralla, të bën të ndjesh gjëra të çuditshme. fillon me një kollë të thjeshtë dhe ditën tjetër ngrihesh me temperaturë. Më humbën ndjesitë e nuhatjes dhe shijes papritur, nuk ndieja erën dhe nuk shijoja asgjë.

Ky virus të detyron të ngadalësosh gjërat që bën, të dëgjosh më shumë trupin tënd dhe të kuptosh se çfarë duhet të hash. Gjatë kohës që isha sëmurë u përpoqa të ndryshoja veten. Në qytetin tim ta shumë të infektuar dhe shumë vdekjeje. Kam të afërm që kanë ndërruar jetë nga ky virus. Pra koronavirusi më ka prekur shumë nga afër.

Ndërsa në nivel global ne duhet të mësojmë leksionin që planeti po na jep. Shpresoj që kjo që po kalojmë të ndryshojë gjërat dhe njerëzit të kenë përparësi si psh të kemi një sistem shëndetësor më të mirë”- ka treguar aktorja e filmit të njohur. Tani që u shërua ndihet me fat që e kaloi në një fazë të lehtë por ka edhe një kritikë për qeverinë spanjolle.

“Kjo nuk është një grip normal dhe masat e qeverisë erdhën vonë. Nuk u mor seriozisht, njerëzit shkonin në punë normalisht edhe kur në Itali kishte shumë të vdekur. Nuk më duket e pranueshme që për të mbrojur ekonominë njerëzit të lidhen në gojën e ukjut.

Na gënjyen për gjendjen reale që njerëzit të mos i kapte paniku dhe kjo do të thotë t’i trajtosh njerëzit si të jenë fëmijë. Në fillim njerëzit e dinin se virusi prekte vetëm moshat e treta ata mbi 80 vjec por nuk ishte kështu.

Në Spanjë ka shumë njerëz nga mosha 40-50 që janë në terapi intensie duke luftuar me vdekjen. Kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin respirator por edhe atë neurologjik. Është shumë e friskshme duhej të na i kishin thënë të gjitha këto”- përfundon aktorja e ‘La casa de papel.

Shpërndaje në: