Alarmi i mjekëve: Një tjetër infeksion bakterial po fiton rezistencë ndaj antibiotikëve
Një tjetër krizë globale shëndetësore është në horizont, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit, pasi antibiotikët po humbasin funksionin e tyre.
Pas gonorresë, një tjetër sëmundje seksualisht e transmetueshme mund të bëhet e patrajtueshme, pasi ka filluar të fitojë rezistencë ndaj antibiotikëve.
Sifilizi mund të mos trajtohet më me antibiotikët aktualë. Pjesa më e madhe e rasteve me sifiliz trajtohen aktualisht me injeksione të penicilinës. Por, një studim i ri ka zbuluar se një burim i ri, më agresiv, i këtij infeksioni ka filluar të përhapet më shumë dhe ka shumë pak mënyra për ta mbajtur nën kontroll atë.
Janë dy lloje të zakonshme të sifilizit: Nichols and Street Strain 14 (SS14).
Pas një analize që i bënë mostrave të sifilizit, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Zyrihut zbuluan se 90% e mostrave të SS14-Ω ishin rezistente ndaj antibiotikëve.
Vetëm në Angli, që prej vitit 2011 rastet me infeksion kronik bakterial janë shtuar me 71% që prej vitit 2011. Rastet me sifiliz gjithashtu janë rritur shumë. Mes viteve 2013-2014 rastet u shtuan me 15% dhe nga viti 2014-2015 u shtruan me 19%, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Sifilizi është një sëmundje kronike bakteriale, që mund të ngjitet nga të tjerët (është sëmundje seksualisht e transmetueshme).
Në raste më të rralla, ajo mund të përhapet edhe nga puthja, si dhe nga aktiviteti seksual anal dhe oral.
Ajo shkaktohet nga bakteri “treponema pallidum”.