Xhaxhai i preket nga koronavirusi, grimieri shqiptar ndihmon me mjete mbrojtëse stafin mjekësor
Grimieri shqiptar, Mario Dedivanovic, ka vendosur të ndihmojë me mjete mbrojtëse stafin e një spitali në New York. Mario ka treguar se spitali në fjalë po kuron xhaxhain e tij, që është infektuar nga koronavirusi.
Grimieri ka rrëfyer se ka 34 ditë i izoluar në shtëpi dhe se gjeti këtë mënyrë për t’ju shprehur mirënjohjen të gjithë mjekëve dhe infermierëve. Ai ka zbuluar se ka dhuruar qidnra mburoja për fytyrën, të cilat janë tepër të domosdoshme për stafin mjekësor në New York, që është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në SHBA.
“Dita 34. Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë Neë Yorkun. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqtë e mi @element_packaging për të parë se çfarë mund të bëjmë. Sot ne dhuruam qindra mburoja për fytyrën në @montefiorehealthsystem në Bronx, një spital që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska të fytyrës në @mountsinainyc dhe Spitalit Universitar të Brooklyn. Mos të harrojmë kurrë se si profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne gjatë kësaj kohe. Ju duam”, ka shkruar Mario në një postim në “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/B_Dp_KdlsRJ/?utm_source=ig_embed