Mos bëni këto gjëra në mëngjes!

Mos bëni këto gjëra në mëngjes!

Mirëpo gjëja e parë që bëni në mëngjes mund të jetë shumë e rëndësishme për atë që bëni në pjesën tjetër të ditës.

Këto janë disa nga këshillat se si ti kaloni orët e para të çdo ditë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Mos i bëni “snooze” alarmit

Nëse e vazhdoni alarmin pas disa minutash, kjo ju kthen sërish në ciklin e gjumit. Dhe kur zgjoheni sërish e sërish, do ta keni gjithmonë e më të vështirë që ta ndërpritni gjumin e thellë,

Mos pini kafe

Trupat tanë në mënyrë natyrale prodhojnë hormonin e quajtur kortizol, i cili na bën të ndjehemi të zgjuar. Mirëpo kafeina në kafe, mund të interferojë me prodhimin e kortizolit dhe mund të na bëjë më të varur nga kafeja, gjë që e zvogëlon prodhimin natyral të kortizolit.

Mos e kontrolloni e-mail’in

Kur zgjohemi në mëngjes dhe menjëherë kontrollojmë postën elektronike, i kthehemi menjëherë të djeshmes, dhe kjo s’është një mënyrë e mirë për të nisur ditën.

Mos rrini në errësirë

Ora biologjike e trupit, është e influencuar nga ekspozimi në dritë. Nëse rrini në errësirë do ta prodhoni hormonin melatonin, që i thotë trupi të flejë në gjumë, edhe kur jashtë është ditë. Kjo është arsyeja pse njerëzit e kanë më të lehtë të zgjohen nga gjumi gjatë verës.

Mos rrini në shtrat

Zgjohuni menjëherë nga shtrati. Provoni të bëni edhe ushtrime në mëngjes, dhe kjo do t’ju ndihmojë edhe të humbni peshë shumë më shpejtë.

Shpërndaje në: