Virologia që parashikoi koronavirusin jep parashikim brengosës për të ardhmen e njerëzimit
Vetëm disa ditë pas rasteve të para me koronavirusin vdekjeprurës ishin raportuar, një shkencëtare kinezeve kishte arritur gati të pamundurën duke deshifruar kodin gjenetik të Covid-19shit.
Por për shtatë ditë, Kina kishte mbajtur për vete këtë informacion dhe s’e kishte ndarë me pjesën tjetër të botës edhe pse pandemia po shpërndahej si zjarri.
Shkencëtarja prapa këtij zbulimi, Shi Zhengli, ishte ndaluar që t’i paraqiste gjetjet e saj, shkruan The Mirror, përkthen Periskopi.
Si virologjiste për 16 vjet, Zhengli është një prej eksperteve më të njohura mbi koronavirusët.
Ajo kishte zbuluar dhjetëra virusë si Sars-i në shpella lakuriqësh dhe pasi kishte studiar mostrat e marra nga disa prej njerëzve të parë të infektuar me atëherë sëmundjen misterioze respiratore në Kinë, ajo zbuloi se ai ishte i ngjashëm me Sarsin.
Virusi u identifikua si koronavirus i ri dhe brenda tri ditësh ajo kompletoi sekuencën e tij gjenetike, duke gjetur se ishte 96 për qind identikë me virusin e gjetur në lakuriqtë në Ynunnan, një proces që mund të marrë muaj, nëse jo vite.
Gazetari kinez Gao Yu ka folur me Shi-në gjatë kohës sa kjo ishte burgosur në Wuhan, e i cili ishte karantinuar për më shumë se dy muaj, dhe ajo i tha atij se gjetjet e saj ishin heshtur.
Ai shtoi: “Ne kemi mësuar më pas se instituti i saj përfundoi sekuencën gjenetike dhe kishte përgatitur testet prej 2 janarit, por edhe ai ishte ndaluar.”
Vitin e kaluar Zhengli me ekipin e saj e kishin botuar një studim ku paralajmëronin mbi mundësinë e një pandemie që do të vinte nga lakuriqtë e natës.
“Çfarë kemi zbuluar deri tash është veç maja e ajsbergut. Misioni duhet të vazhdojë. Koronavirusët që vijnë nga lakuriqtë do të shkaktojnë më shumë pandemi dhe ne duhet t’i gjejmë para se të na gjejnë ata.” /Periskopi