Xhinset e ngushta janë zyrtarisht jashtë mode. Ç’të vishni në vend të tyre sapo të dilni nga karantina?

Xhinset e ngushta janë zyrtarisht jashtë mode. Ç’të vishni në vend të tyre sapo të dilni nga karantina?

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe kjo vlen sidomos kur bëhet fjalë për modën. Një prej trendeve që po shohim të zhduket ngadalë janë xhinset e ngushta. Të famshmit, yjet e street style dhe stilistë të shumë po i zëvendësojnë xhinset super të ngushta me opsione më të gjera. Nuk po flasim për xhinset boyfriend, edhe pse edhe ato janë një model shumë i pëlqyer këto kohë.

Po flasim për xhinset e lirshme që i tregojnë format tuaja pa dhënë atë pamjen mbytëse të xhinseve “skinny”, të ngushta. Këto modele xhinsesh do t’i lënë edhe këmbët tuaja të gjora të marrin frymë dhe për më tepër duken shumë bukur. Vajzat e famshme po i preferojnë shumë.

Megjithatë, mos u mërzisni nëse nuk jeni gati t’u jepni lamtumirën xhinsve të ngushta që keni në dollap. Në modë nuk ekzistojnë kufizime, kështu që mund të vazhdoni t’i vishni, por gjëja e parë që duhet t’i shtoni gardërobës suaj sapo të dilni nga karantina janë xhinset e lirshme me prerje drejt.

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaje në: