Këngëtari nga Ferizaj flet pasi shërimit: Nuk është thjesht grip

Këngëtari nga Ferizaj flet pasi shërimit: Nuk është thjesht grip

Komuna e Ferizajt ka marrë një lajm të mirë sonte. Pacienti zero, i cili ishte këngëtar Jetmir Hyseni, është shëruar nga Coronavirusi.

Ai ka rezultuar negativ në dy testet e bëra për koronavirus, 23 ditë pas shtrirjes në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sot, kur u shërua plotësisht nga ky virus, këngëtari nga Ferizaj i ka këshilluar të tjerët që të kenë kujdes, duke u treguar se çfarë dhimbje ka përjetuar nga ky virus.

“Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i dëgjoni ata që thonë “Hajt se s’është kurgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. Rrini n’shpi”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Postimi i plotë:

COVID-19 REZULTATI NEGATIV

Pershendetje të dashur qytetarë të Republikës,

Unë sot përfundimisht,mbas plotë 23 dit qendrimi në Repartin Infektiv në QKUK,me vullnetin e Zotit, në dy testet e bëra, dje dhe sot, rezultova negativ.
Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë “Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. RRINI N’SHPI!
Dua t’ju them të gjithë atyre që me fjalë plot helm flasin keq për stafin shëndetsor, ta kenë frikë Zotin, sepse kurrë hakut nuk mund t’u dalim. Gjat qëndrimit tim ketu,një infermiere rezultoi pozitiv, nga shkaku që e ka harruar veten duke u kujdesur parreshtur për neve pacientëve të prekur me Covid-19.Zoti e shëroftë sa më shpejt!
Kujdesin e mjekëve, teknikëve dhe infermiereve ndaj pacientëve e vlerësoj në superlativ.
Pas shuarjes së kësaj epidemie, pas kthimit në normalitet, do ti vizitoj të gjithë këta heronjë, do ua puth duart me përulësi e respekt dhe t’u them se u jam borgjli përjetë! Këta janë miqtë e mi të përjetshëm. Ju nuk e keni idenë se sa të kujdesshëm janë! Mos folni keq për ata sepse bëni shumë mëkat! Respektoni dhe duani ata! Me zemër dhe përulësisht u them FALEMINDERIT dhe ZOTI JU SHPËRBLEFTË!

Shpërndaje në: