Shumica e njerëzve shtojnë peshë me këtë stil jete

Shumica e njerëzve shtojnë peshë me këtë stil jete

Shumica e punëve në epokën digjitale kërkojnë të qëndroni ulur para një tavoline e të punoni për orë të gjata.

Ky stil joaktiv i jetesës, i cili ndikon që shumica e punëtorëve në zyra të punojnë tetë orë të ulur në ditë ndikon që 60 % e njerëzve të shtojnë peshë.

Ndërsa një e pesta e njerëzve i fajësojnë kolegët për shtimin e peshës sepse për ta është thuajse e pamundur t’i refuzojnë biskotat, ëmbëlsirat dhe ushqimet tjera kur kolegët ua ofrojnë.

Dr. Emma Derbyshire, nutricioniste e njohur ka treguar se kur jemi duke punuar dhe nivelet e energjisë janë të ulëta, ne kemi tendencë të kërkojmë biskota apo çokollatë për të fituar shpejt energji.

Megjithatë, është shumë më mirë të përpiqemi të konsumojmë fruta, perime sepse janë shumë më të mira për ne në periudhë afatgjate.

Tortat e ditëlindjeve në zyre, drekat dhe çokollatat e herëpashershme janë thuajse të gjitha përgjegjëse që punëtorët në zyra shtojnë peshë.

Vlen të ceket se stresi u shkakton 54 për qind të njerëzve dëshirë për të ngrënë gjëra të pashëndetshme.

Shpërndaje në: