Ish e dashura e Justin Bieber promovon të brendshmet e linjës së Rihannës
Pinup Chantel Jeffries e ka përdorur kohën e saj vetëm në shtëpi nën izolim total.
Bukuroshja, e cila më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin, Justin Bieber, mori për të modeluar të brendshme femrash me dantella vjollce nga linja Rihanna’s Savage x Fenty këtë javë. Ylli fotogjenik ndau me ndjekësit e saj në Instagram 4.6M lajmin se ajo është një ambasadore për linjën e suksesshme.
27-vjeçarja punon si modele, por detyra kryesore e saj është si DJ pasi ajo ka bërë muzikë për disa nga ndejat më të mëdha në Miami dhe LA.
‘Përshëndetje nga brenda’, ka shkruar ajo ndërsa etiketoj linjën e veshjeve të brendshme të Rihanna-s.
Chantel – e cila u diplomua në Universitetin Ndërkombëtar të Florida – është futur në biznesin e muzikës, duke u quajtur Ceejay The DJ dhe duke lëshuar EP-në e saj të pare në vitin 2018.
Shfaqjet e saj të fundit janë anuluar për shkak të COVID-19.