Rita Ora nuk i ndal ushtrimet as në shtëpi (Foto)

Rita Ora nuk i ndal ushtrimet as në shtëpi (Foto)

Rita Ora ka bërë maksimumin e saj për të qëndruar në formë të mirë edhe gjatë karantinës, teksa ka ndarë një video nga përpjekjet e saj të stërvitjes në shtëpi.

Këngëtarja, 29 vjeçare,  performoi një stërvitje të ashpër duke u shfaqur e djersitur  gjatë ekzekutimit të ushtrimeve këtë të mërkurë.

 

Këngëtarja nga Kosova u pa në veshje sportive të ngushta dhe që tregonin trupin e saj të formësuar.

Ndryshe, së fundi artistja po e shijon suksesin e këngës së re “How to be lonely” me të cilën u rikthye pas një kohe të gjatë./Indeksonline/

 

Shpërndaje në: