William dhe Kate surprizojnë fëmijët e stafit të vijës së parë me koronavirusin
Teksa Britania po hyn në atë që shkencëtarët thonë se është faza më kritike e shpërthimit, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit zhvilluan një bisedë nëpërmjet videocoll me nxënësit e një shkollë fillore, prindërit e të cilëve luftojnë në vijën e parë me pandeminë e covid 19.
Princi britanik William dhe bashkëshortja e tij, Cate zhvilluan një bashkëbisedim virtual me nxënësit e një shkollë fillore, e cila ështe e hapur për fëmijët e stafit të vijës së parë që luftojnë me pandeminë e koronavirusit.
Çifti mbretëror që ndodhen në shtëpinë e tyre në Norfolk biseduan me stafin e shkollës dhe nxënësit në Akademinë Fillore Casterton në Burnley, në veri-perëndim të vendit.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u surprizuan nga nxënësit, të cilët kishin vendosur në kokë veshët e lepurushit, në pritje të festës së Pashkëve.
“Nëse do ta dinim, do ta vendosnim edhe në tonën,” bëri shaka William.
Dy fëmijë, Harris dhe Lloyd, treguan fotografi të vizatuara me dorë për nënat e tyre dhe thanë që ishin të lumtur që ishin në shkollë.
Vizita virtual vjen teksa Britania po hyn në atë që shkencëtarët thonë se është faza më vdekjeprurëse e shpërthimit.
Vdekjet totale në spital në Mbretërinë e Bashkuar nga COVID-19 janë rritur me një rekord ditor prej 938 në 7,097 që nga 7 Prilli.