Fusha e Vëllaznimit e mbyllur, kush futet arrestohet nga policia e Kosovës
![Fusha e Vëllaznimit e mbyllur, kush futet arrestohet nga policia e Kosovës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2020/04/j.png)
Futbolli kosovar po vazhdon të jetë në javën e tretë të pezullimit, si shkak i koronavirusit.
Kurse, futbollistët e skuadrave kosovare po vazhdojnë përgatitjet në mënyra individuale.
Për këtë ka reaguar me një postim skuadra e Vëllaznimit, e cila ka njoftuar se kjo fushë nga tani do të jetë e mbyllur.
“Të dashur qytetarë të komunës së Gjakovës, nga sot me date 03.04.2020 ndalohet rreptësisht hyrja në fushën sintetike të futbollit në shkugëz. Nga policia e Gjakovës na kanë bërë me dije se ata përsona që do gjinden në fushë do të shoqërohen në polici dhe do merren masa ndaj tyre. Duke parë situaten emergjente në komunen tonë, policia, inspektori”, shkruan faqja zyrtare e Vëllaznimit.