Shteti mbron 21 monumente që nuk ekzistojnë

Shteti mbron 21 monumente që nuk ekzistojnë

Prishtinë, 13 dhjetor – Në tri kategori të trashëgimisë kulturore në rrezik janë 139 monumente.

Sipas një hulumtimi të bërë nga dega në Kosovë e organizatës suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” dhe të organizatës “Ec Ma Ndryshe”, 76 asete të trashëgimisë kulturore janë në gjendje shumë të keqe, përderisa 21 prej tyre që mbrohen nga shteti tashmë nuk ekzistojnë, shkruan sot “Koha Ditore”. Pjesërisht të rrënuara janë 42.

Gjendja shumë e keqe përcakton se ndërtesa ka shenja të qarta të jostabilitetit, përderisa pjesërisht të rrënuara llogariten objektet që nuk i kanë të gjitha pjesët e strukturës të dallueshme.

Puna gjashtëmujore në terren ka rezultuar me të dhënat se Kulla e Rexhë Balajt në Isniq të Deçanit, ajo e Himë Nimonit në Pobergjë, Tyrbja e Musa Keqexhisë në Kaçanik, Hamami i Vogël në Prishtinë e objekte të tjera – edhe pse janë në Listën e trashëgimisë nën mbrojte të përkohshme – nuk ekzistojnë fare.

Shpërndaje në: