Ndaloni infeksionin që shkakton kancerin tek femrat

Ndaloni infeksionin që shkakton kancerin tek femrat

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga virusi Human papilloma (HPV) dhe fitohet nga marrëdhëniet seksuale.

 “Gjatë marrëdhënieve seksuale shkaktohen trauma të lëkurës, mukoza tek gjenitalet, përmes së cilave depërton HPV dhe infekton qelizat themelore që ndodhen në zonën hyrëse të qafës së mitrës. Proteinat virusale e rrënojnë procesin natyror të apoptozës, procesin natyror të vdekjes së qelizave dhe me atë qelizat shtresohen e që është një nga karakteristikat e procesit të kancerit” shpjegon një gjinekolog për portalin femra.net.
LEXO:  ​Arsyeja pse femrat preken më shumë nga kanceri

Infeksionet e HPV më së shpeshti ndodhin në moshën 20-30 vjeçare, 90% e femrave arrijnë të krijojnë antitruptha që e eliminon HPV nga organizmi ndërsa 10% i ngelur nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuara.

Lexoni edhe këtë: Pse brekët tanga janë të dëmshme për shëndetin?
Infeksioni nga HPV është global, në Spanjë është i ulët me 2% të popullatës femërore, ndërsa në Danimarkë janë të infektuara 40% e popullatës femërore.

Shpërndaje në: