Ja pse mandarina duhet konsumuar çdo ditë

Ja pse mandarina duhet konsumuar çdo ditë

Po kështu prania e kalciumit, kaliumit dhe hekurit në mandarinë, e bëjnë këtë frutë aleat për mbrojtjen e kockave.

Mandarinat favorizojnë funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmojnë në dekompozimin dhe thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët.

Mandarina është fruti i sezonit në të cilën ndodhemi dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë.

Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj, shkruan noa. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.

Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja. Kjo mund të tingëllojë e habitshme, por ky fryt në fakt ndihmon për të riparuar të gjitha veshjet e jashtme ose ndonjë dëmtim të madh që i bëhet trupit.

Ajo gjithashtu nxit sistemin imunitar dhe mban të gjitha infeksionet nën fre. Mandarina aromatike ka cilësitë natyrore antiseptike që bën të mundur mbrojtjen e trupit ndaj stafilokokut, baktereve përgjegjëse për përhapjen septike në trupin e njeriut. Vaji esencial i mandarinës përmban elemente të veçanta që veprojnë kundër këtyre baktereve.

Shpërndaje në: