Vidhet një pikturë e Van Gogh në Holandë

Vidhet një pikturë e Van Gogh në Holandë

Megjithëse jemi në kohë karantine, kjo nuk i ka penguar grabitësit të vijojnë ‘zanatin’ e tyre.

Një pikturë e Van Gogh është vjedhur në muzeun Singer Laren, në Laren të Holandës.

Piktura “Lentetuin” ose e njohur ndryshe “Kopshti Pranveror” është krijuar në vitin 1884 dhe ishte marrë me qira nga muzeu i Groninger.

Muzeu ishte mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës grabitësit ende të paidentifikuar kanë thyer derën e xhamit dhe kanë hyrë brenda duke marrë vetëm pikturën e Van Gogut.

Sipas policisë, alarmi kishte funskionuar dhe protokolli i sigurisë gjithashtu por në kohën kur në vendngjarje kishin mbërritur oficerët e policisë, hajdutët ishin zhdukur.

“Jemi shumë të nevrikosur dhe mërzitur për këtë ngjarje të rëndë” deklaroi drejtori i Muzeut Sinder, Evert Van Os në një konferencë për shtyp ku dha lajmin për vjedhjen e pikturës së piktorit të njohur.

Shpërndaje në: