Morena Taraku paralajmëron këngën e re “lokacioni”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, kohëve të fundit ka qenë ndër emrat më të përfolur në faqet rozë.
Kjo pas publikimit të disa audio-incizimeve, ku pretendohej se ajo fliste me dikë me të cilin ka qenë në lidhje, përkundër se nuk ka dhënë ndonjë sqarim deri më tani.
Së fundmi, duket se 25-vjeçarja të gjitha ato që nuk i ka thënë do t’i përmbledhë në projektin e ri muzikor, i cili pritet të prezantohet së shpejti para publikut.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të publikuar në llogarinë zyrtare, Instagram, teksa shfaqet në shtëpinë e saj super-luksoze në Turqi.
“Bëhuni gati, kënga e re për ty, e për krejt ata që dojnë me u marrë me mu”, ka shkruar krahas imazhit artistja nga Peja.
Ndërkohë që, të shumta kanë qenë edhe reagimet në hapësirën për komente meqenëse është e ndjekur nga një milion njerëz vetëm në Instagram.
E njëjta këtë kohë është duke e shijuar mjaft shumë në Turqi, atje ku tashmë ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saja.
Sa i përket projekteve muzikore, “Missed Call” mban titullin kënga e fundit që e solli në tetor të vitit të kaluar dhe u prit shumë mirë nga publiku.