Halil Matoshi- Bahtirit: Sehirbazi nga Mitrovica që dikur shiste këpurdha

Halil Matoshi- Bahtirit: Sehirbazi nga Mitrovica që dikur shiste këpurdha

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Ai i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

Pas kësaj deklarate, i ka reaguar edhe Halil Matoshi i cili e quan ‘Sehirbaz’’ Bahtirin.

Tutje deklaron se thirrjet për trazira e luftë duhen dënuar nga prokurorët.

Shkrimi i plotë:

Sehirbazi nga Mitrovica

Dikur dukej pazarxhi i parrezikshëm, që tregëton “počurka” dhe hokatar i pasherr!?

Sot, sehirbazit nga Mitrovica i qenkëshin rritë thonjtë dhe po lypka gjakderdhje në Kosovë!?

I veshun me pushtet politik, ai mpreh njato kthetrat për të cilat flet Elias Canneti dhe bâhet gati për sulm!

P.S.

Ai është vetja e dytë e votuesit shkretan e injorant, i cili, voton qiftin e tij, nën presionin e ndrydhjës, sepse i ngjason!

Thirrja në trazira dhe dhunë âshte e ndëshkueshme në kodin penal të Kosovës, porse ashiqare, prokurorë të paguximshëm sapo janë bâ gati për konvertim!?

Zot ruje Kosovën nga kthetrat!

Shpërndaje në: