Erzina ia shpreh publikisht dashurinë Mc Kreshës
Mc Kresha dhe Erzina tashmë janë burrë e grua.
Në fund të vitit të kaluar, Mc Kresha e ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Erzinën, shkruan lajmi.net.
Çifti organizuar një ndejë private mirëpo kanë qarkulluar imazhe si në rrjete sociale ashtu edhe në mediat rozë.
Lidhjen e tyre ata kishin arritur ta mbanin të fshehur deri në ditën kur vendosën që të martoheshin.
Dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe mezi po e presin ardhjen e bebes.
Në rrjete sociale ata po ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit dhe këtë herë ishte Erzina ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit një imazh nga martesa.