Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit

Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit

50 ditët e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës dhe të Qeverisë së tij, dje kanë marrë fund me mocionin e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të votuar nga të gjitha grupet parlamentare përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë mocion që e nisi LDK-ja si partnere e koalicionit, nuk e mbështetën kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe dy deputetët e saj, Haxhi Avdyli e Ardian Shala.

Në seancë pati shumë akuza mes deputetëve kryesisht të LVV-së e LDK-së. Ndër të tjera, LVV-ja e akuzoi LDK-në se e ka tradhëtuar në rrugën e saj drejtë luftimit të krimit dhe këtë e ka bërë në bashkëpunim me presidnetin Thaçi.

Në lidhje me këtë seancë, e cila e la Kosovën pa një qeveri në këtë periudhë të vështirë me pandeminë COVID-19, ka reaguar ashpër edhe modelja shqiptare, Oriola Marashi, e cila është e lidhur me futbollistin nga Gjakova, Eros Grezda.

Në një postim në ‘Instagram’, modelja seksi ka thënë në mes të tjerash se Albin Kurtin e rrëzuan ‘hijenat e korrupsionit’.

Shpërndaje në: