Vdes legjenda e muzikës Country, Kenny Rogers

Vdes legjenda e muzikës Country, Kenny Rogers

Legjenda e muzikës Country, Kenny Rogers, ka vdekur në moshën 81-vjeçare në shtëpinë e tij në Georgia. Lajmin e konfirmoi familja e tij.

“Familja Rogers njofton me pikëllim se Kenny Rogers ka vdekur mbrëmë në orën 10 e 25 minuta të mbrëmjes në moshën 81-vjeçare”, thuhet në njoftimin e familjes.

“Rogers vdiq në mënyrë paqësore në shtëpi nga shkaqe natyrore, nën kujdesin e mjekëve dhe i rrethuar nga familja e vet”, vazhdon njoftimi.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, familja është duke e planifikuar një funeral të vogël privat, ndërsa përkujtimet për të do të organizohen në një datë tjetër.

Këngëtari i ndjerë i kishte ndërprerë turnetë në vitin 2017 pas një karriere 60-vjeçare në disa zhanre, përfshirë jazz-in, folk-un dhe muziën Country, shkruan “Daily Mail”.

Disa nga hitet e tij më të njohura janë këngët “The Gambler”, “Lucille” dhe “Lady”.

Shpërndaje në: