E testuar: Si ta hiqni butonin ‘SEEN’ që tjerët të mos e kuptojnë nëse i keni lexuar mesazhet në Facebook
Sidoqoftë, me të gjitha mundësitë që Facebook i ofron, të gjithë ndonjëherë mbesim në pozitë të palakmueshme kur dëshirojmë ta lexojmë një mesazh, por pa e ditur personi në fjalë se po i lexojmë mesazhet që i ka dërguar, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, përmes një truki të thjeshtë, ky problem mund të zgjidhet shumë lehtë dhe nuk keni nevojë të shpenzoni as para, e as më shumë se pesë minuta kohë.
Për ta bërë këtë, fillimisht duhet ta instaloni një ekstension në shfletuesin Chrome, i cili quhet “Facebook Unseen Chrome Extension”.
Pra, ky ekstension do t’ju ndihmojë t’i lexoni mesazhet e dikujt, pa qenë në dijeni personi tjetër se jeni duke i lexuar ato.
Hapi i parë: Instaloni ekstensionin duke klikuar në KËTË LINK dhe shtypeni “Add to Chrome”.
Hapi i dytë: Pasi të jetë instaluar ekstensioni, sigurohuni që ai të jetë i ndezur dhe tani do të jeni të gatshëm t’i lexoni të gjitha mesazhet pa ndonjë frikë. /Telegrafi/