Tasholli: Kryeministri Kurti zgjodhi Agim Veliun si pretekst për tërheqje taktike

Filozofi Ismail Tasholli pas prishjes së koalicionit LDK-VV ka shkruar në Facebook se Albin Kurti e zgjodhi si pretekst shkarkimin e Agim Veliut vetëm që të tërhiqet nga Qeveria, transmeton periskopi.
‘’Kryeministri Kurti ishte përballë presionit dhe kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta heqë taksën. Që pastaj të shkohet në dialog me Serbinë për marrëveshjen përfundimtare. Nuk ishte i gatshëm të përballet me këto sfida, e as me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit, prandaj zgjodhi Agim Veliun si pretekst për tërheqje taktike. Shkurt, Albin Kurti u dorëzua, u vetëdorëheq, dha dorëheqje.
Po fryn një erë interesante.’’/PERISKOPI/